Policia greke ka gjetur armën që është përdorur dje në darkë në antentatin kundër Darko Kovaçeviçit. Ish-sulmuesi i Juventusit dhe Lacios, sipas policisë lokale, është sulmuar nga një profesionit i cili nuk ka pasur për qëllim ekzekutimin e tij.

Një mesazh i qartë, friksues ndaj drejtuesit serb të Olimpiakosit, që ka treguar se ka parë një person të armatosur të afrohet dhe se instiktivisht është shtritë përtokë.

Mbetjet e automjetit Smart të përdorur nga agresori, janë gjetur pranë aeroportit të vjetër në Athinë, bashkë me pjesët metalike të armës. Kovaccevicc mbeti i plagosur në këmbë pas këtij sulmi të armatosur.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb