VLORE

Dajko Cenodema, 58 vjeç, punonjës i Bashkisë së Vlorës tregon se si u plagos gabimisht sot në Lungomare, teksa pinte kafe në një lokal.

Në dëshminë e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti ai thotë se nuk ishte objektivi i sulmit, ndonëse ka mundur të shohë të gjithë skenën që zhvillohej para syve të tij.

“Nuk kam qenë unë objekti i të shtënave me armë. Ishin dy makina që po qëllonin me njëra-tjetrën. Të shtënat ishin të shumta me breshëri, një nga plumbat më kapi gabimisht në këmbë”,- tregon 58-vjeçari.

Po sipas tij, objektivi i sulmit ishin 4 persona të tjerë të ulur në një tavolinë jo shumë larg tij. Ndër personat që ishin shënjestër e sulmit, sipas policisë ishte edhe një shtetas me iniciale I.H

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 11:00 në zonën e Ujit të Ftohtë. Mësohet se i plagosuri ka qenë i vetëm kur një person ka qëlluar në drejtim të tij. Më pas autori dhe një bashkëpunëtor, të cilët sipas dëshmitarëve mbanin kapele dhe syze janë larguar nga pjesa e sipërme e Ujit të Ftohtë.

Autori dhe një bashkëpunëtor të cilët sipas dëshmitarëve mbanin kapele dhe syze janë larguar nga pjesa e sipërme e Ujit të Ftohtë. Por jo vetëm kaq. Autorët kanë qëlluar me armë edhe në afërsi të rrethit Skelës ku plumbat kanë kapur edhe 3 makina të bashkisë. Policia po kryen kontrolle dhe ka ngritur postblloqe për kapjen e autorëve.

Fill pas plagosjes, gazetari Enrik Mehmeti raportoi për “BalkanËeb” se një automjet me të cilin dyshohet se janë larguar autorët është gjetur në zonën e Babicës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb