Gazetari Enrik Mehmeti në një lidhje live mbrëmë për News24 nga qyteti i Vlorës, ka zbardhur detaje të reja për atentatin e dështuar që iu bë dy efektivëve të policisë, Nako Mehmetaj dhe Anxhelo Breshani.

“Është shënuar një atentat në drejtim të dy efektivëve të policisë. Një i Vlorës dhe një i Sarandës. Një makinë ka qëlluar në drejtim të tyre me goditësin që dyshohet se ka qenë me pistoletë. Ngjarja është shënuar në derën e spitalit të Vlorës”, raporti Mehmeti.

Gjithashtu mësohet se po hetohen dy pista, sulmi për shkak të detyrës por edhe prej konflikteve personale që mund të mos lidhen me detyrën e dy efektivëve.

“Policia ka marrë në pyetje 10 persona, dëshmitar të ngjarjes që kanë treguar llojin e automjetit ku kanë qenë personat që kanë goditur. Personat që kanë goditur nuk janë siguruar për objektivin e tyre. Kanë goditur dhe janë larguar në drejtim të fshatrave në pjesën e Lumit të Vlorës. Me rrugën e re që është bërë daljet janë të shumta në këtë zonë, qoftë në Bypass, qoftë në zonën e Fierit”, shtoi më tej gazetari.

Ndërkohë, bëhet me dije se janë mbledhur kamerat e bizneseve të zonës në lagjen “Partizani”.

Sa i përket dëshmisë paraprake të dy efektivëve të policisë, mësohet se ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me asnjeri.

Mehmetaj dhe Breshani nuk raportohet të kenë qenë të përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale që mund të ketë qenë bërë publike, ndërsa në momentin e sulmit me armë kanë qenë duke lëvizur në drejtim të Bypassit të Vlorës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb