GREQI

Kryeqyteti i Greqisë, Athina për të tretën ditë radhazi nuk po gjen qetësi nga ngjarjet kriminale.

Mëngjesin e sotëm disa të shtëna ka pasur në drejtim të një ndërtese në lagjen Alimos. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar, por ngjarja nuk është zbardhur ende.

Ditën e djeshme u vra boksieri Tassos Berdesisi , i arrestuar vite më parë në Patra dhe  i njohur për lidhjet me personat me precedent kriminal.

Ndërkohë dy ditë më parë u ekzekutua Aristidh Papa, shqiptar me precedent të theksuar kriminal dhe dyshohet se ai u vra për shkak të përplasjes së dy bandave shqiptare në qendër të Athinës.

Për mos u harruar mbetet edhe vrasja makabre e 21-vjeçares Caroline Crouch nga grabitësit në banesën e saj në Glyka Nera.

Gjithsesi, Policia greke nuk qëndron duarkryq dhe paralajmëron një aksion kontrollesh e arrestimesh ku do të shënjestrojë veçanërisht ata që quhen ‘’njerëz të natës’’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb