Atletico Madrid dhe Real Madridi janë ndarë në paqe, pasi kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të kampionatit spanjoll.

Derbi i shumëpritur i Madridit, mes Los Colchoneros dhe Los Blancos ka përfunduar pa gola, por gjatë 90 minutave të dyja skuadrat që dëshironin më çdo kusht fitoren ‘luftuan’ ashpër.

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë Real Madridit, të cilët rrezikuan më shumë dhe ishin më afër golit.

Ramos

Megjithatë, rasti i parë në ndeshje i takoi vendasve, të cilët rrezikuan në minutën e katërt me anë të Angel Corres, por ky i fundit dështoi ta qoj topin në rrjetë i vetëm përball portierit Kiko Casilla.

Pas këtij rasti, Reali tentoi me Toni Kroosin (32’), Cristiano Ronaldon (35’) dhe Sergio Ramosin (37′), por rrjetat mbeten të paprekura dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola.

Simeone Zidane

Në pjesën e dytë, loja ishte më e nivelizuar dhe të dyja skuadrat luanin sigurt dhe tentonit golat vetëm nga gabimet e kundërshtarit.

Por, kjo nuk ndodhi nga asnjëra skuadër dhe pas 90 minutave dy skuadrat e Madridit barazuan pa gola (0-0) në derbin e madh lokal të kryeqytetit spanjoll.

Pas këtij barazimi, të dy skuadrat vazhdojnë me pikë të barabarta, nga 24 sosh, me Realin në vendin e tretë dhe Atleticon në vendin e katërt, shkruan tg.

Në ndeshjen e ardhshme, Mbretërit e presin Malagan në shtëpi, ndërsa Los Colchoneros udhëtojnë drejt Levantes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: