Tekniku i Atleticos, Simeone doli në konferencë para ndeshjes ndaj Arsenalit në gjysmëfinalen e Champions.
“Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë cilësor. Megjithatë, ne shkojmë me entuziazëm dhe besim te vetja,” deklaroi Simeone.
Ai shtoi se skuadra duhet të fokusohet te loja e saj dhe të ruajë intensitetin që ka treguar në fazat me eliminim direkt. Sipas tij, çelësi do të jetë përgatitja e mirë dhe zbatimi i planit taktik në fushë.
Simeone gjithashtu theksoi se suksesi nuk i detyrohet askujt: “Asnjë garë nuk të ka borxh. Gjërat fitohen me punë dhe përkushtim.”
