VLORË

Një aksident është shënuar në qytetin e Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.

Operatori Roland Karameta ka siguruar për “BalkanWeb”, pamje nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht thuhet se një makinë tip “Audi”, me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç ka përplasur këmbësoren V., rreth 60 vjeçe. Kjo e fundit kjo e fundit është dërguar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga krahu tjetër, gazetari Enrik Mehmeti, raporton se  drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e qytetit.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Rreth orës 18:30, në rrugën “At Kristo Negovani”, Vlorë, mjeti me drejtues shtetasin F. H., 27 vjeç, ka aksidentuar  këmbësoren shtetasin V. Z., reth 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Drejtuesi i mjetit shtetasi F. H., është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: