Familjarët e 21 janarit do përballen me SPAK në 29 mars, në lidhje me mos hapjen e dosjes edhe pas publikimit të provave të reja.

Kërkesa e familjarëve të viktimave erdhi pas publikimit të një përgjimi në lidhje me ngjarjen, por u hodh poshtë nga Prokuroria e Posaçme për mungesë kompetence.

SPAK e transferoi çështjen në Prokurorinë e Tiranës, por njoftoi se nëse nga hetimet do të dilte provë apo subjekt që ishte në kompentencën e tyre, vendimi për mos hapjen e dosjes do të rishqyrtohej.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb