Nga: ENIDA HIMAJ*
TIRANE – Ajo është gjithnjë pozitive, e qeshur dhe e sjellshme. Me gjithë pozitivitetin që e karakterizon, Aurela nuk mund të na thoshte jo në një rrëfim të sajin. M

bi të gjitha 2015 ka qenë një vit i mirë për bukuroshen e ekranit tonë. Falë punës dhe vullnetit të madh showgirli ia ka dalë që sot të jetë ndër emrat më të preferuar në Shqipëri. Edhe pse me një bukuri për t’u admiruar, Aurela tregon se asgjë nuk e ka marrë falë pamjes, por falë këmbënguljes dhe pasionit që ka për ekranin, kjo është dhe këshilla që ka për të gjitha vajzat e reja që aspirojnë këtë botë. Javët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të divorcit me bashkëshortin e saj. K

omentet, lajmet e pavërteta kanë qenë ato që e kanë lënduar jo pak moderatoren. Megjithatë edhe në këtë rast nuk e ka lënë veten të dorëzohet, por vijon të jetojë jetën me intensitet, duke pritur një vit të ri me shumë surpriza dhe mundësi të reja.

Si ka qenë ky vit për Aurelën?
Akoma nuk jam ulur të reflektoj. Normalisht çdo njeri në fundvit ulet dhe mendon se çfarë ka bërë, a mund të kisha bërë diçka më mirë, të paktën tek puna flas. Unë ende nuk e kam bërë diçka të tillë për këtë vit. Uroj që të ketë qenë një vit produktiv dhe të kem arritur gjithçka që i kisha vënë synim vetes.
Mendoni se i keni arritur të gjithë pritshmëritë tuaja?
Nuk di se çfarë të them, akoma nuk e di këtë.
Të kemi parë si moderatore, me modelet, me formate të ndryshme televizive, edhe në kërcim, ku e gjen më shumë veten?
Ka ndodhur një konfuzim nga gjithçka çfarë unë kam bërë ndër vite në ekran, apo edhe nga studimet që kam ndjekur, që nuk kanë lidhje me median. Ekrani është një dashuri e madhe e imja dhe ndjehem shumë mirë para kamerave, janë shumë punë që unë i bëj me dëshirë. Se cilën bëj më mirë nga këto punë të përbashkëta e vlerëson publiku.
Ka rivale Aurela?
Jo, nuk ndjehem kështu, sepse mendoj se ka vend për të gjithë. Secilin nga ne e kërkon tregu, e kërkon vetë publiku. Nuk kam qenë kurrë xheloze apo të kem ndjerë rivalitet.
Si i ke marrëdhëniet me kolegët, sa kohë kaloni me to?
Kam marrëdhënie shumë të mira me të gjithë. Ndoshta për shkak të kohës së kufizuar nuk kaloj mjaftueshëm kohë me ta. Puna ime nuk ka një orar fiks, që më lejon të shihem shpesh me miqtë e mi, duke qenë gjithë kohës në lëvizje dhe në kontakt me klientët, shpesh herë drekat i kaloj me miqtë e afërt, ose bashkëpunëtorët në punë.
Kur do rikthehet Aurela në ekran me “Shopping Queens”?
Nuk është caktuar akoma një datë për rifillimin e sezonit. Më vjen mirë që njerëzit më pyesin vazhdimisht për rikthimin e emisionit. Kjo do të thotë që njerëzit e kanë pëlqyer, thuajse çdo grupmoshë ka gjetur veten tek ky emision dhe jam e lumtur për këtë.
Mendoni se ka ardhur momenti për të pasur një hapësirë tuajën mediatike, një show alla Aurela?
Kam kohë në fakt që e mendoj. Deri më tani kam pritur që të piqen kushtet dhe të vijë momenti i duhur, por natyrisht që e kam pasur në mendje një format totalisht timin.
Çfarë këshille ke për të gjitha vajzat e reja të ekranit, që aspirojnë famën?
Unë jam ndër vajzat që jam lakuar shpesh herë për pamjen time. Shpesh herë vajzat e bukura, që mendojnë se e kanë pasion televizionin, duhet të kenë parasysh se nuk mjafton të jesh e bukur. Duhet të investojnë tek vetja, të studiojnë, pasi është një armë e fortë për to. Vetëm me shumë punë, mund të arrijnë suksesin, jo vetëm në televizion, por në çdo fushë të jetës së tyre.
Sa e ka ndihmuar Aurelën bukuria në karrierën e saj?
Bukuria ndihmon secilin prej nesh, sidomos në ekran, pasi është normale që paraqitja është e rëndësishme. Por mendoj se nuk është gjithçka, unë kam punuar shumë fort, kam pasur shumë vullnet, këmbëngulje, orë të gjata pune. Nuk kam arritur gjithçka vetëm falë bukurisë, edhe pse kujdesem për veten time, karrierën e kam ndërtuar me shumë mund dhe shumë punë.
Gjithnjë keni pasur marrëdhënie shumë pozitive me mediat, a jeni lënduar kur kanë abuzuar me emrin tuaj?
E kam thënë gjithmonë që unë si natyrë lëndohem shumë shpejt. Ka ndodhur që nga një koment dashakeq edhe në rrjetet sociale, kam ndenjur gjithë natën pa gjumë. Normalisht që edhe pa lajmet e vërteta, sigurisht që jam ndjerë keq. Unë e di sesi funksionon, por kurrë nuk kam abuzuar me jetën time, kam një jetë shumë familjare, jetoj me familjen, kam pranë miqtë e mi dhe nuk mendoj se e meritoj të bëhet lajm, kur nuk ka asgjë të vërtetë.
Si u ndjetë kur patë titujt e gazetave pas divorcit, a u lënduat?
Jam përpjekur mos ti lexoj. Ajo që më ka lënduar është që është folur për rrëfime, sikur unë kam folur, por në fakt unë kam vendosur të mos flas.
Ku do i kalojë Aurela festat?
Kam një aktivitet në fund të dhjetorit, ku dhe shpresoj të jem këtu deri atëherë. Nëse do të mundem do të udhëtoj drejt Amerikës, për ti kaluar andej festat.
Si do jetë 2016 për Aurelën?
Se di, dhe realisht nuk dua që ta di. Preferoj të më surprizojë.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: