AUSTRALI-Multimilioneri australian, Malcolm Turnbull fitoi sot votën e partisë konservatore përballë kryeministrit, Tony Abbott, i cili duhet t’i dorëzojë postin e kryeministrit dy vjet pas ardhjes në pushtet.

Malcom Turnbull, 60 vjeç, ish-avokat dhe ish-bankier, mori 54 vota nga senatorët dhe përfaqësuesit liberal, kundër 44 vota për kryeministrin, përballur me një rënie të popullaritetit në sondazhe, njoftoi një parlamentar konservator.

Malcolm Turnbull do të bëhet ”de facto” kryeministri i ardhshëm.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Julie Bishop u zgjodh zëvendëspresidente e partisë.

Turnbull, i konsideruar prej kohësh një sfidant i fortë i Abbott dhe ministres së Jashtme Julie Bishop i kishte kërkuar më herët atij që të mundësonte zhvillimin e një gare për lidership brenda partisë.

Tony Abbott, ardhur në pushtet në vitin 2013 pas një fitoreje të gjerë të konservatorëve në zgjedhjet legjislative, u detyrua të organizonte një votim të Partisë Liberale, formacioni kryesor i koalicionit konservator në pushtet.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: