Novak Djokovic është finalisti i parë i Australian Open. Tenisti serb mundi 3-0 me sete rivalin e tij të përjetshëm, Roger Federer. Në sfidën e 50-të mes tyre, Djokovic mori me vështirësi setin e parë, ndërsa dominoi në dy setet e tjerë, duke siguruar një vend në finalen e Australian Open për herë të tetë në karrierën e tij. Me këtë triumf, numri dy i botës në tenisin për meshkuj rrit kuotat e tij si favoriti kryesor për të fituar titullin kampion në turneun e parë Grand Slam të vitit.

7384c8a9ebe148b58ca9030113fa0b82
7384c8a9ebe148b58ca9030113fa0b82

Me një suprizë të madhe janë mbyllur gjysmëfinalet e Australian Open për femra. Raketa numër një e botës, Ashleigh Barty u eliminua pas humbjes 2-0 me sete nga Sofia Kenin. Kjo e fundit do të luajë në finale kundër Gabrine Muguruza, që gjithashtu nxorri jashtë një tjetër pretendente si Simona Halep.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb