Shtetrrethimi në Austri po fillon të japë fryte ndërsa shkalla e të infektuarve nga koronavirusi po bie, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, një javë e gjysmë pasi qeveria vendosi masa të ashpra për distancimin e qytetarëve.

Numri i rasteve të konfirmuara mes të shtunës dhe të dielës ishte rreth 15% në 3 244, duke pësuar rënie nga niveli 40% që u regjistrua para shtetrrethimit.

“Megjithatë, përparimi i rasteve me koronavirus duhet të bjerë më shumë. Rritja është akoma shumë e lartë,” theksoi ministrja e të gjelbërve në një deklaratë, duke shtuar se qëllimi është të arrihet një normë njëshifrore në tre javët e ardhshme. //ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb