Austria do të zhbllokojë një milion euro ndihmë urgjente për Libanin, pas shpërthimit në portin e Bejrutit, njoftoi sot qeveria.

“Austria po e mbështet vendin në këtë situatë shumë të vështirë. Përveç 182 trupave austriake të OKB-së tashmë të pranishme në Liban, një skuadër tjetër prej 60 ushtarësh është e gatshme të sigurojë ndihmë në vend brenda 24 orësh”, tha kancelari konservator, Sebastian Kurz, cituar nga agjencia e lajmeve APA.

“Ne duam të ofrojmë ndihmë të shpejtë dhe të drejtpërdrejtë, në mënyrë që viktimat e kësaj tragjedie të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm në ditët dhe javët e para pas shpërthimit”, theksoi ministri i Jashtëm, Alexander Schallenberg.

Sipas qeverisë, këto fonde do të vihen në dispozicion të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si edhe të OJQ-ve austriake, në mënyrë që të sigurojnë ushqim dhe strehim për viktimat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb