Një autobus është përfshirë në një aksident në Maqedoninë e Veriut, ku për pasojë 5 persona u plagosën. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm, pranë fabrikës “Kromberg dhe Schubert” në fshatin Zhabeni, në rrugën për në Manastir.

Mediat maqedonase raportojnë se të plagosurit pasi kanë marrë mjekim, kanë lënë spitalin.

Mësohet se autobusi që doli nga rruga duke përfunduar në një kanal, transportonte punonjës të fabrikës “Kromberg dhe Schubert” . Deri më tani nuk dihen rrethana te ngjarjes në fjalë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: