KORCE – Një grup nxënësish nga Mallakastra kanë shpëtuar mrekullisht, pasi autobusi me të cilin ishin nisur për në Dardhë, ka pësuar defekt në vendin e quajtur Maja e Bigllës, që ndodhet 1640 metra mbi nivelin e detit.

Mësohet se autobusit i janë këputur marshet teksa po ngjitej në Majën e Billgës, ndërsa shoferi është detyruar të bëjë një manovër të rrezikshme për të ndalur mjetin, duke goditur bordurat anësore të rrugës me pjesën fundore të autobusit.

Ngjarja shkaktoi panik tek nxënësit, por fatmirësisht nuk raportohen të lënduar. Ndërkohë rruga që të çon në Dardhë qëndroi e bllokuar për rreth një orë, deri në normalizimin e situatës.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb