14 tetori është një ditë që nuk harrohet lehtë për shqiptarët. Shtatë vite më parë një flamur me shkrimin “Autochthonous” fluturoi në mes të stadiumit të Beogradit, duke ndërprerë ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Për ironi të fatit, dy ditë më parë, kur po luante Shqipëria me Poloninë, ndeshja ndërpritet, por me ndryshimin se askush nuk u lëndua dhe askujt nuk iu rrezikua jeta, për më tepër që ndeshja vijoi dhe u mbyll normalisht.

Ndërsa mbrëmja e 14 tetorit 2014 ishte krejt ndryshe. Lojtarët kuqezinj rrezikuan jetën e tyre në stadiumin e Beogradit, pas futjes në fushë të tifozëve serbë, që ushtruan dhunë mbi ta.

Nga ajo ngjarje e dhunshme, Shqipëria doli me kokën lart, u morën 3 pikë pas një beteje të gjatë ligjore dhe nisi kështu rrugëtimi drejt Euro 2016. Fatkeqësisht, nuk ndodhi kështu me Poloninë, ku humbja na nxorri jashtë pretendimeve për Botërorin 2022.

Gazetarë, ish-futbollistë dhe tifozët e kujtojnë ngjarjen e Beogradit, ankthin për kuqezinjtë, por nga ana tjetër, krenarë për flamurin dhe qëndresën që bënë. Dhuna në stadiumin e Beogradit ishte reklama më e keqe për futbollin botëror, që vijon të bëjë jehonë edhe sot e kësaj dite.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb