Detaje të reja mësohen në lidhje me vrasjen e Edmond (Ali) Sula, 50 vjeç, i ekzekutuar në orët e para të së dielës pranë portës së banesës së tij në Vorë.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Sula merrej me shit-blerje pronash dhe një nga pistat kryesore të hetimit lidhet me dyshimet për konflikte që mund të kenë pasur lidhje me këtë aktivitet.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se 50-vjeçari u qëllua me një plumb nga pas, sapo parkoi automjetin dhe po hynte në oborrin e banesës.

Hetuesit dyshojnë se autori ka përdorur një pushkë me dylbi, ndërsa vijojnë veprimet për identifikimin dhe kapjen e tij, si edhe për zbardhjen e plotë të motiveve të krimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb