Shqipëria barazoi 1-1 me Islandën, në takimin hapës për Nations League. Goli i  Seferit nuk mjaftoi, me kuqezinjtë që do kthehen në vendin tonë me vetëm një pikë. Pas takimit foli vetë Taulant Seferi, ylli i ofensivës tonë.

“Padyshim, mendova se kur shënova do të merrnim tri pikë të vlefshme, por edhe një pikë, nuk është keq, pasi Shqipëria nuk ka fituar kurrë në Islandë. Tani duam tri pikët kundër Izraelit. Jam shumë i lumtur që gjeta golin e parë me Kombëtaren.

Loja me Tiranën më ka rritur vetbesimin dhe jam në një moment shumë të mirë. Jam me të vërtetë shumë të lumtur. Marrëdhënia me Cikalleshin? E kishim përgatit ndeshjen që të marrim hapësira, e kemi provuar edhe të luajmë poshtë. Pjesën e parë kemi bërë më mirë, por siç e thashë edhe më herët, duhet të fokusohemi te ndeshja e radhës kundër Izraelit.

E vërtetë, e shfrytëzova rastin shumë mirë. E ndjeva se portieri do të grushtonte. Por nuk kam prekur shumë topa në pjesën e parë, në pjesën e dytë kam pasur më shumë hapësira dhe kisha më shumë kontakte” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb