Kievi bëri një përparim të madh ushtarak në Ukrainën jugore të hënën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Trupat ukrainase rimorën fshatrat përgjatë brigjeve të lumit Dnipro në Ukrainën jugore, duke krijuar një front të madh që po e detyron Moskën të braktisë tokën e aneksuar zyrtarisht vetëm disa ditë më parë.

Përparimi në rajonin Kherson ishte më i madhi që ka bërë Kievi që nga fillimi i luftës në shkurt, sipas Reuters.

Avancimi vjen si rezultat i përparimeve të ngjashme në lindje që kanë kthyer valën e luftës në javët e fundit, duke e shtyrë Rusinë të mobilizojë qindra mijëra trupa rezervë.

Përparimi i së hënës u konfirmua nga një zyrtar i administratës së mbështetur nga Rusia në provincën Kherson, të cilën Rusia e kapi në fillim të luftës.

Vladimir Saldo tha se një numër vendbanimesh përgjatë lumit ishin kapur, duke arritur deri në fshatin Dudchany. Kjo do të përfaqësonte një përparim prej rreth 40 km në një ditë të vetme.

Në një nga imazhet e rralla që me sa duket konfirmon përparimin, Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrisë së brendshme të Ukrainës, postoi një foto të ushtarëve ukrainas duke pozuar me flamurin e tyre duke veshur një statujë të artë të një engjëlli. Gerashchenko tha se ishte fshati Mikhailivka, i cili do të përfaqësonte një përparim prej rreth 20 km.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: