Finlanda dyshon se një avion ka shkelur hapësirën e saj ajrore. Si pasojë, Ministria e Punëve të Jashtme e Finlandës ka thirrur ambasadorin rus, duke kërkuar një sqarim lidhur me situatën.
Dyshohej se avioni ushtarak po i shmangej një stuhie. Disa ditë më parë Rusia njoftoi se do të nisë një valë sistematike sulmesh ndaj Ukrainës. Në këtë mënyrë u bëri thirrje të gjithë shtetasve të huaj dhe diplomatëve që të largohen nga Kievi.
“Finlanda ka thirrur sot ambasadorin e Rusisë. Ne dënojmë fuqimisht kërcënimet e paligjshme dhe sulmet brutale të Rusisë kundër civilëve në Ukrainë dhe fushatën e saj të frikësimit që i nxit stafin e ambasadave të vendeve evropiane të largohet nga Kievi. Rusia nuk do të diktojë praninë e Evropës në Ukrainë”, thuhet në reagim.
Finland has today summoned Russia’s ambassador. We strongly condemn Russia’s illegal threats & brutal attacks against civilians in Ukraine and its intimidation campaign urging European countries’ embassy staff to leave Kyiv.
Russia will not dictate Europe’s presence in Ukraine.— MFA Finland 🇫🇮 (@Ulkoministerio) May 27, 2026
