Mbrojtja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pritet t’i drejtohet në muajin shtator Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Dy kompani ligjore të huaja, një britanike dhe një amerikane, në bashkëpunim me avokatët shqiptarë të Veliajt, po përgatisin dosjen që do t’i paraqitet gjykatës ndërkombëtare.
Mësohet se avokatët amerikanë kanë hasur vështirësi për të zhvilluar takime me klientin e tyre, pasi nuk kanë marrë ende autorizimin nga SPAK për të hyrë në kontakt me të.
Mbrojtja pretendon se çështja do të argumentohet mbi bazën e shkeljeve të pretenduara të të drejtave procedurale, ndërsa pritet që në shtator të ndërmerren hapat për referimin e çështjes në Strasburg.
Gazetarja Klodiana Haxhiaj tha se Ben Brendon avokat i studios ligjore angleze, sot në burg takoi Veliajn dhe u njoh me dosjen ndaj tij
