TIRANE- “Arrestimi i Olesia Dukës dhe sekuestrimi i disa pronave të saj janë kryer në kundërshtim me ligjin, dhe janë te pambështetura në prova”. Kështu është shprehur avokati i stomatologes Olesia Duka, e cila u arrestua disa ditë më parë me akuzën e ‘mashtrimit’. Avokati Arben Llangozi shprehet se e vetmja provë që prokuroria ka ndaj Dukës është deklarimi i saj si person që ka dijeni, dëshmi që gjykata e pranoi si e tillë në mënyrë të paligjshme.

Avokati Llangozi
Avokati Llangozi

Gjithashtu, avokati thekson se pavarësisht se gjykata nuk ka pasur asnjë vërtetim mbi pronat e 38-vjeçares, ajo vendosi sekuestro mbi disa apartamente që i përkasin familjarëve të saj. Nisur nga ky fakt avokati e akuzon gjykatën për njëanshmëri dhe ka depozituar ndaj gjyqtares Eda Kajo një kallëzim penal në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Sipas avokatit Llangozi, Olesia ka rënë viktimë një skeme ku exchange të ndryshme kryenin lëvizje monetare për të pastruar paratë. Ne funksion të kësaj skeme Olesia Duka dhe familjarët e saj janë kërcënuar nga kallëzuesit e megjithëse ajo e ka deklaruar këtë fakt në sallën e gjyqit, nga organet kompetente nuk është marrë asnjë masë. Po ashtu, sipas avokatit gjykata ka vepruar me dashakeqësi dhe diskriminim pasi gjatë dhënies së masës së sigurimit në sallë nuk janë lejuar prindërit e saj por mediat, me qëllimin e vetëm prishjen e imazhit të së akuzuarës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: