Kryeministri Edi Rama teksa prezantoi disa nga projektndryshimet në Kodin e Procedurës Penalen sa i takon reformës në drejtësi, ai tha se askush nuk do të shkojë në burg, nëse dënohet deri në 5 vite.

Mes të tjerash ai tha se të akuzuarit do të kenë akses për provat dhe për të marrë falas dosjen.

“Për dënime nën 5 vjet nuk ka burg. Ndryshimi i dytë i madh ka rëndësi. Avokati nuk mund të jetë dekor në gjyq, duhet të bërë kërkimet e veta, të ketë liri. Personi do të ketë akses të pakushtëzuar provat ndaj tij dhe do të marrë pa pagesë të gjitha dosjet ndaj tij, për t’u njohur me to për gjyqin.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: