Dinamo arriti të fitonte ndaj Audas në “Elbasan Arena”, duke siguruar edhe një tjetër tur në Ligën e Konferencës. Të besuarit e Dajës, do të luajnë ndaj Pafosit dhe ndeshja e parë është planifikuar që të zhvillohet ditën e enjte në “Elbasan Arena”, duke nisur nga ora 21:00.
Sakaq, ditën e djeshme FSHF-ja ka zyrtarizuar kalendarin e sezonit të ri dhe Dinamo duhet të zbresë sërish të dielën në fushë për ndeshjen e kampionatit kundër Vorës në transfertë. Duke ditur rëndësinë që kjo javë ka për Dinamon, blutë i janë drejtuar zyrtarisht FSHF-së me një shkresë ku kanë kërkaur që ndeshja e tyre të shtyhet për një datë tjetër, në mënyrë që skuadra të ketë më shumë kohë për të përgatitur takimin ndaj Pafosit dhe të mos ketë ngarkesë kampionati.
Tashmë, mbetet të shihet vendimi i FSHF-së i cili do të jetë pas konsultimit edhe me Vorën. Sezonin e shkuar, kishte përplasje mes palëve, duke qenë se Dinamo nuk pranoi që të ndërronte stadiumin kur Vorës i duhej që të luante ndeshjet e saj jashtë.
2 herë radhazi ka arritur Dinamo në “play off” të Ligës së Konferencës. Blutë u eliminuan sezonin e shkuar nga polakët e Jagellonias, teksa këtë herë luajnë me Pafos.
