Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, mbërriti këtë mesditë në  Shqipërinë, ku u prit në një ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Pasi firmosi sot në mëngjes bashkë me presidenten e KE Ursula von der Leyen marrëveshjen e BREXIT, të daljes së Britanisë së Madhe nga BE, ish- kryeministri belg u nis drejt Tiranës, ku pas ceremonisë së pritej, ai po zhvillon takimin me Ramën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Po sot Michel do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku do të takojë gjatë pasdites Presidentin Pendarovski, kryeministrin Oliver Spasovski dhe ministrin e Jashtëm, Nikola Dimitrov. Vizita e tij në Shkup do të zgjasë deri nesër.

Herën e fundit që Charles Michel ka qenë në Shqipëri ishte 23 prilli i 2018 ku e vizitoi vendin tonë si kryeministër i Belgjikës kurse tani vjen për herë të parë si Presidenti i ri i Këshillit Europian. Në tetor të vitit të kaluar Michel mbështeti hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb