Nuk ka sfidë më të bukur se sa derbi i Rurit për të ndezur rifillimin e sezonit në Bundesligë. Për fat të keq tifozët nuk do të jenë të pranishëm në shkallët e stadiumit për ti dhënë më shumë ngjyra e më shumë zë këtij takimi që të gjithë po e presin me padurim. Përjashtim në këtë pikë nuk bën as Erling Haaland, me sulmuesin që mezi po pret të zbres në fushë dhe të shijoj këtë derbi:

Dortmund Haaland
Dortmund Haaland

“Ishte një gjë e bukur kur mora lajmin për rifillimin e sezonit. Sigurisht që stërvitjet në grup janë shumë të rëndësishme, janë të rëndësishme jo vetëm në aspektin atletik por dhe për të krijuar një raport më shokët e skuadrës. Un jam stërvitur shumë këtë periudhë, kështu që mos kini frikë, jam në formë”, u shpreh Haaland për “Sky Sport” duke shtuar: “Mezi pres të luaj për herë të parë në derbin e Rurit, kam luajtur edhe më parë derbi por kurrë si ky”.

1578386136 492532 Noticia Normal
1578386136 492532 Noticia Normal

Haaland vijoj formën e tij fantastike edhe në Bundesligë ku në 11 ndeshje ka shënuar 12 gola duke tërhequr sërish vëmendjen e klubeve të mëdha si Real Madrid, por për momentin biondi nuk e ka mendjen tek merkato: “Padyshim që e kam nisur mirë me Dortmund, jam i përqendruar në punën time për tu përmirësuar gjithnjë e më shumë. Jam i fokusuar vetëm në këtë pikë, nuk mendoj se kush interesohet për mua”, u shpreh sulmuesi i B.Dortmund.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb