B.Dortmund nuk ka ndërmend të qëndroj për shumë kohë në karantinë, kanë rifilluar stërvitjen, fakt të cilin e pranoi Emre Can në një intervistë për “Sport1”: “Është shumë e rëndësishme të rikthehemi në fushë”, theksoi mesfushori gjerman duke shpjeguar se nuk bëhet fjalë për një stërvitje në grup por dy e nga dy, në mënyrë që të shmangin sa më shumë kontaktet dhe të minimizojnë mundësinë për tu infektuar nga koronavirus.

Bayer 04 Leverkusen V Borussia Dortmund Bundesliga
Bayer 04 Leverkusen V Borussia Dortmund Bundesliga

Bundesliga ka ndërprerë çdo aktivitet futbollistik deri më 30 prill ndërsa 36 klubet profesioniste e kanë të ndalur të dalin në stërvitje deri më 6 prill. Ky vendim i Federatës Gjermane me sa duket nuk është respektuar nga të gjithë, jo nga B.Dortmund, me verdhezinjtë që kërkojnë të jenë të gatshëm për të rivalizuar Bayern Munich në garën për titull, gjithnjë nëse kampionati do të rifilloj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb