Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj festoi përvjetorin e 64-të të lindjes.

Në këtë ditë të veçantë për komunitetin bektashian dhe për klerikët e këtij besimi të paqtë, u mblodhën bashke të afërm, miq, te Baba Mondit, besimtarë, krerë te komuniteteve te tjera fetare, personalitete të ndryshme nga politika, biznesi, arti dhe diplomatë të huaj. Ishte kryetari i Bashkise Maltepe, Ali Kellic mik i Kryegjyshit ,i cili ne respekt te Liderit Boteror e udhëheqësit te Bektashizmit shtoi një darke me rastin e ditëlindjes se Tij. Kryetari i bashkisë së Maltepesë Ali Kilic ka një karriere te spikatur dhe te gjate si gazetar në gazetën prestigjioze turke Miliyet. Si reporter lufte ai ka mbuluar konfliktet e përgjakshme ne Jugosllavi dhe Afganistan. Killiç ka qene edhe president i federatës europiane e Alievi Trade Union për shumë vite ndërsa sot është i angazhuar me Partine Republikane të Popullit në Turqi. Ai e uroi kryegjyshin botëror për ditëlindjen dhe tregoi se miqësia e tyre daton qe prej viteve 90’. Edhe pse u njohën gjatë luftës së Bosnjës ata gjithmonë diskutonin për paqen mes popujve.

“Me Baba Mondin kemi njohje qe nga vitet e luftës ne Bosnje Hercegovinë. Në gjithmonë gjatë gjithë asaj kohemi kemi biseduar për paqen, dashurinë dhe mirësinë tek njerëzimi, pa dallim feje race apo kombi. Gjithmonë kemi diskutuar si mund të ndërtojmë bashke paqen ne bote. Sot në këtë darke kanë marrë pjesë klerët nga të gjitha besimet fetare kjo tregon padyshim harmoninë tuaj fetare. Unë e kam njohur Baba Mondin në ditë të mirë e të zezë, i uroj një jetë të gjatë dhe me shëndet Baba Mondit.

Duke përshëndetur e falënderuar mikun nga Turqia për këtë mbrëmje, Baba Mondi tha se jeta e tij do të jetë gjithmonë në shërbim të Zotit duke dhënë mesazh që kudo të mbizotërojë dashuria, paqja dhe mirësia.
“Falenderoj nga zemra të gjithë ju që merrni pjesë në këtë mbrëmje, kryetarin e bashkisë së Tiranës dhe kryetarin e bashkisë së Maltepesë. Në këtë ditë të përvjetorit tim uroj dhe bekoj për të gjithë ju të keni dashuri, paqe mirësi e cila na nderon neve si njerëz. Dashuria është ajo që mban njerëzimin ne këmbë. Edhe puna e cila i largon njerëzit nga kenaqësia edhe dituria që i mëson njerëzit të kenë dashuri me njëri-tjetrin, i mëson me mësimet e Perëndisë, të shkencës të kulturës artit gjithçka që ka krijuar Zoti”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj falënderoi Kryegjyshin Botëror të Bektashinjve për punën e tij në emancipimin e shoqërisë.“Një komunitet jo vetëm një bekim nga mënyra e besimit, por dhe një komunitet patriotik gjithmonë avangardë për ndriçimin e vendit tonë, emancipimin e vendit tonë për gjuhën shqipe. Të falënderoj baba që je mishërimi i kësaj pune falënderoj gjithë vëllezërit e besimeve. Kjo dritë dhe ky bekim u shtoftë në jetët tona siç shtohen vitet e jetës tënde”, tha Veliaj.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është i 39-ti Kryegjysh Botëror në 800 vite të bektashizmit.
Janë me dhjetëra vlerësime të krerëve të shteteve dhe organizmave të lartë shtetërorë e shoqërorë për punën e Kryegjyshit Botëror Bektashian. Bektashinjtë janë shquar gjithmonë për përkushtimin, humanizmin, patriotizmin e paqen dhe nën drejtimin e Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj këto vlera janë zhvilluar e pasuruar më tej.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb