Lionel Messi u largua nga PSG, pas dy sezonesh në Parkun e Princave. Nga Al Hilal te Barcelona, të shumta janë alternativat e Messit për të ardhmen, teksa në fund “Pleshti” duhet të zgjedhë vetëm njërën nga mundësitë.

Sot babai i Messit, Jorge Messi ka takuar presidentin e katalanasve, Joan Laporta. Menjëherë pas takimit, Jorge ka dhënë një intervistë për mediat spanjolle.

“Leo dëshiron të rikthehet te Barcelona, edhe unë do doja ta shihja përsëri te Barça. Kemi besim se do të ndodhë rikthimi, por kurrë nuk i dihet së ardhmes” – Tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: