Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, njëherazi edhe deputet, Edi Paloka ka reaguar për herë të parë për kandidimin e Bajram Begajt në krye të Presidencës.

Në një reagim për gazetarin e News24, Osman Stafën, Paloka tha se demokratët do të votojnë kundër.

“Qëndrimin tonë e kemi bërë të qartë me kohë, ka dhe vendim të Këshillit Kombëtar për këtë çështje; nuk votojmë asnjë kandidat të Ramës. Nesër deputetët tanë do të jenë në sallë për të votuar kundër kandidatit të Ramës”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: