Nedim Bajrami rikthehet shpejt si titullar tek Empoli pas vetëm një jave ku në mënyrë të çuditshme e pa veten në stol. Fantazisti kuqezi mbetet një pike referimi tek Empoli, një lojtar ku trajneri, drejtuesit e klubit dhe tifozët besojnë shumë. Në javën e 6-të të Serie A, Empoli mori një fitore të rëndësishme 4-2 përballë Bologna, fitorja e tretë në këtë sezon. Pjesë e këtij suksesi ishte dhe Nedim Bajrami i cili në minutën e 53-të u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e tretë dhe të qetësisë për Empolin.

Për Bajramin ky ishte goli i tij i dytë në Serie A. Bajrami u zëvendësua në minutën e 80-të teksa vendin e tij e mori shqiptari tjetër Kristjan Asllani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb