Bekim Balaj rikthehet në Rusi për të vijuar karrierën me skuadrën e Nizhni Novgorod. Sulmuesi 30-vjeçar duket se nuk heq dorë nga ‘acari’ rus dhe sërish mbetet me sytë nga Rusia për karrierën e tij futbollistike.

Ai ka luajtur edhe më parë nga viti 2016 deri në 2019 me Akhmat Grozny teksa në dy vitet e fundit ishte pjesë e Sturm Graz në Austri.

Me këtë transferim mbyllet dhe mundësia e një rikthimi të mundshëm të Balajt në Shqipëri teksa do të sfidojë sërish acarin rus, temperaturat e ulëta dhe kampionatin e ashpër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb