Ajo u bë e njohur në “Miss Univers Albania” ku u vlerësua me 3 çmime.

Alesia Bami si fillim ishte pjesë e vajzave tek “Telebingo Kombetare”, por ajo tani kërcen si balerinë profesioniste në emisionin investigativ “Stop”.

Alessia është komplimentuar shpesh për linjat e saj trupore, por njëkohësisht është kritikuar edhe për përdorimin e photoshopit në fotot e saj. Në një intervistë për “Jo vetëm modë”, Bami nuk kursehet as për pyetjet më private.

Lidhur me lajmet se po ekspozon më shumë se duhet, velina tha shkurt se ajo thjeshtë po bën balet, por sipas saj, këto lajme janë bërë qëllimisht.

“Prindërit e mi më kanë parë që 3 vjeç duke kërcyer dhe nuk i duket ndonjë gjë e madhe, nuk ndihen mirë me këto lajme, por janë mësuar tashmë”, tha Bami.

Balerina tregoi gjithashtu edhe se për një reklamë paguhet nga 200 deri në 1000 euro.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: