TIRANE

Zv.ministrja e Brendshme, Romina Kuko e ftuar në emisionin “Dritare me Rudinën”, në News 24 teksa është ndalur te arrestimi i  Klement Balilit, është shprehur se një pjesë të mirë të politikanëve i është prishur gjaku.

“Natyrisht kjo që i ka ndodhur sot i ka prishur gjakun një pjesëve të rradhës së politikës. Janë deklarata që janë haptaz dashakeqës për të minimizuar atë që ka ndodhur, për ta quajtur sikur ka ndodhur diçka normale. Fakti që Policia e Shtetit bashkëpunon dhe kontribuon me partnerët e tjerë dhe ta hedhësh poshtë, është dashakeqëse.
Nëse javën që vjen kemi një vizitë të rëndësishme dhe disa vizita të rëndësishme ndërkombëtare është bërë bingo”, u shpreh Kuko.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: