TIRANË- Deputeti socialist Taulant Balla ka reaguar pas daljes nga prokuroria ku ka dëshmuar për padinë e ngritur ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha për shpifje për çështjen e 3.4 mln eurove në “Toyota Yaris”.

Para mediave, Balla ka theksuar se do i shkojë deri në fund çështjes duke kërkuar dënimin e Bashës për shpifje.

“Kërkoj të dënohet Lulzim Basha për shpifje. Jam këtu për t’i shkuar të vërtetës deri në fund. Shpreh keqardhje që PD drejtohet nga Lulzim Basha. Paratë nga shpifjet e Bashës, do shkojnë për fondin e edukimit”, tha Balla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb