TIRANE- Partia Socialiste nis ‘aksionin’ në bashkitë që humbi në zgjedhjet për qeverisje lokale të 2015-ës.

‘BalkanWeb’ mëson se grupi parlamentar i PS-së do të mbajë nesër një mbledhje organizative në Pogradec. Duhet të theksojmë faktin se Pogradeci nuk drejtohet nga e majta, ndërsa në kryet të bashkisë është demokrati Eduart Kapri. E ndaj, socialistët e kanë nisur nga Pogradeci, për të vijuar me punën për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Gazetarja Marsela Karapanco raporton për ‘BalkanWeb’ se mbledhja, nën drejtimin e kryetarit të grupit Taulnt Balla, do të jetë e organizuar në dy plane, parlament dhe parti.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: