TIRANË

Me sa duket sot ndryshimet në kabinetin qeveritar do të miratohen nga parlamenti. Ndonëse nuk ishin në rendin e ditës, pas dekretimit nga Presidenti i Republikës Ilir Meta, kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla depozitoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës duke marrë edhe mbështetjen e grupeve të tjera parlamentare për të votuar sot ministrat e rinj.

“Kam depozituar një kërkesë lidhur me ndryshimin e rendit të ditës siç parashikon rregullorja. Objekti i kërkesës sime ka të bëjë me përfshirjen në rendin e ditës të dekreteve të presidentit për ndryshimet në qeveri. Për hir të konsensusit që kërkon një vendimmarrje e tillë i kam kërkuar mirëkuptimin tre kryetarëve të grupeve të opozitës parlamentare dhe ata kanë shprehur dakordësinë për këtë ndryshim në rendin e ditës, lidhur me nevojën që ministrat e rinj të marrin detyrën sa më shpejt. Besoj në gjithë mirëkuptimin e gjithë kolegëve deputetë që rendi i ditës së seancës së sotme të ndryshohet, duke përfshirë dhe votimin e 4 dekreteve që lidhen me zëvendësimet, shkarkimet në përbërjen e kabinetit të qeverisë”, deklaroi Balla.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb