Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla pas përfundimit të mbledhjes deklaroi se Rezana Konomi është kandidatura që ka marrë shumicën e votave nga Partia Socialiste për t’u zgjedhur si anëtare e Autoritetit të Konkurrencës.

Kjo zgjedhje sipas Ballës ka ardhur për shkak të për shkak të arsimimit, edhe për shkak të eksperiencave të mëparshme.

“Unë besoj që jemi shumë pranë gjetjes së një formulimi që duhet të respektojë parimet e prezumimit të pafajësisë. Nëse PD pretendon që në 25 prill ka pasur masakër zgjedhore këtë nuk mund ta pranoj edhe unë. Por nëse që në titull të Komisionit  do të thuash që është shkrirë shteti me PS që nuk është e vërtetë , atëherë duhet të shkojmë drejt parimit të pafajësisë .

Të mos harrojmë që 12 vite më parë opozita kërkonte ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet , por që nuk u ngrit. Për PD ka rëndësi pranimi pa kushte për ngritjen e një komisioni parlamentar.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë z. Shalsi ka bërë një propozim në mbledhjen e grupit, për zonjën Konomi që plotësonte kushtet për shkak të arsimimit dhe eksperiencës së mëparshme. Nuk di kush do jetë qëndrimi i pakicës parlamentare që kjo kandidaturë e propozuar nga presidenti të marri detyrën”, tha më tej Balla.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: