Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla ka  rishpërndarë statusin e Komisionerit për Zgjerimin, Oliver Varhelyi i cili garantoi se Reforma në Drejtësi dhe Vettingu nuk dalin nga shinat apo të ngadalësohen prej presioneve.

Balla shpreh mirënjohjen ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj për angazhimin e vazhdueshëm në Reforma dhe programet e shumta të asistencës dhe ndihmës.

Sa i përket ccështjet së akuzave ndaj Calavera-s, Balla thekson se ato janë sume të pabaza e të ulta të Sali Berishën, dhe konfirmim i pamundësisë së PD për t’u reformuar dhe ccliruar nga ai.

Po ashtu ai thekson se as Basha s’mund të distancohet nga kjo ‘politikë qorre’.

 

STATUSI NGA TAULANT BALLA

Sulmet e ulta dhe të pabaza të kryetarit de facto të SHQUP-it Sali Berisha kundër përfaqësuesve të Bashkimit Europian, janë konfirmim i pamundësisë së kësaj partie për tu reformuar dhe cliruar nga zaptimi 30 vjeçar i një sekretari të PP. Ato konfirmojnë edhe pamundësinë e drejtorit de jure të PD Lulezim Basha për tu distancuar nga kjo politikë qorre. Qoftë kur sulmohen partnerët e Shqipërisë apo përfaqësuesit e tyre, qoftë kur sulmohen dhe vandalizohen institucionet apo prona publike.

Më shumë se 90% e shqiptarëve mbështesin fuqimisht anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Mirënjohje BE dhe përfaqësuesve të saj për angazhimin e vazhdueshëm në dobi të reformave si dhe në programet e shumta të asistencës dhe ndihmës për Shqipërinë.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb