ELBASAN

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është shfaqur si zdrukthtar në punishten e një prej mjeshtreve të prodhimit të mobiljeve në Elbasan.

Balla thotë se po mëson dhe ai sado pak nga eksperienca e tij shumë vjeçare, teksa numëron 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilat deklaron se dhurata e qeverisë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH-së.

“Tek një nga mjeshtrat e prodhimit të mobiljeve Albert Çipi, sot po mësoj dhe unë sado pak nga eksperienca shumë vjeçare e tij. Tradita e kombinatit të drurit ka vazhduar. Shumë ndërmarrje të mëdha eksportojnë me krenari prodhime “Made in Albania” në Europë dhe Amerikën e Veriut. Në Elbasan janë rreth 200 sipërmarrje të vogla në këtë sektor, për të cilët dhurata e Qeverisë sonë ishte zerimi i tatim fitimit dhe TVSH. Punë të mbarë njerëzve që punojnë????”, shkruan Balla.

 

Balla Fb
Balla Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: