Gjatë një takimi të ngushtë me gra e vajza të Përrenjasit Drejtuesi Politik i PS për Elbasanin Taulant Balla vuri theksin tek shqetësimi kryesor i çdo familje.  
Balla tha se pas 30 vitesh në Përrenjas u hap një njësi prodhuese dhe qindra gra u punësuan.

“Ne arritëm t’i qëndrojmë angazhimit që i vumë vetes para 4 vitesh lidhur me nisjen e një njësie prodhuese në Prrenjas. U deshën 30 vjet që të kishim në Prrenjas një njësi prodhuese dhe këtë e kemi. Synojmë që këtë model ta zgjerojmë edhe në sektorë të tjerë. Sot kemi 180 gra që punojnë dhe marrin një pagë të mirë. Këtu vijnë edhe zonja nga Lini i Pogradecit që vijnë punojnë këtu. Këto janë fillime të mbara të punëve të mira që Partia Socialiste ka bërë në Përrenjas”. 

Balla shprehu bindjen se Përrenjasi, që ka provuar drejtimin lokal nga PD e LSI, e dallon shumë mirë ndryshimin në 1 vit e gjysëm drejtim nga Partia Socialiste.
“Prrenjasi i ka provuar edhe PD edhe LSI në drejtimin vendor. Ne këtu qeverisim prej një viti e gjysëm. Populli i Përrenjasit di ta bëjë diferencën. Unë nuk besoj që ka një nënë apo vajzë në Prrenjas që mund t’ja besojë votën Monika Kryemadhit. Shqiptarët i njohin kush janë dy familjet që e kanë marrë Shqipërinë peng këto 30 vite. Mjaft më! A mundet të besojë dikush se Monika Kryemadhi apo Gaz Bardhi mund të bëjnë diçka për Prrenjasin?”, tha Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb