Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka pritur në një takim në Kryesinë e Kuvendit Anëtarin e Bundestagut dhe përfaqësues i SPD, Metin Hakverdi.

Përmes një postimi në rrjetim social facebook Balla deklaron se konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Gjatë takimit Balla i ka shprehur mirënjohjen z. Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë.

“Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare”, thekson Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

??????
?Kuvend – Takim me Anëtarin e Bundestagut, përfaqësues i SPD Metin Hakverdi

Konteksti i ri gjeopolitik pas agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar rus kundër Ukrainës imponojnë një marrëdhënie më të ngushtë të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një përshpejtim drastik të procesit të anëtarësimit.

Mirëpresim mbajtjen javën e ardhshme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare mes BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shumë mirënjohje zotit Hakverdi dhe SPD gjermane për mbështetjen dhe vëmendjen ndaj Shqipërisë. Do të intensifikojmë bashkëpunimin mes dy grupeve tona parlamentare?.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb