Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një komunikim me gazetarët dhas detaje të mbledhjes së thirrur sot nga Rama më 12 drejtuesit politik të PS nëpër qarqe.

“E kam thënë shpesh dhe ju falënderoj që ndiqni mbledhjet e shtabit tonë elektoral e qëndror. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, në takime që raportohet vijueshmëria e fushatës për përgatitjet e domosdoshme në funsion të fitores së prillit.

12 drejtorët e qarqeve kanë raportuar sot. Kemi hyrë në 4 muajt e fundit dhe të gjithë mendojmë si të zbatojmë sa më mirë kodin, duam zgjedhje me standarde dhe demokratike. Do mirëpresim këtu edhe përfaqësues të ODIHR për të vijuar konsultimet në lidhje me realizimin sa më mirë të procesit zgjedhor më 25 prill. Shpresojmë që rezultati të jetë i gjithë pranuar”,- tha Balla në përfundim të mbledhjes.

Sa për listat e kandidatëve në këto zgjedhje, Balla tha se PS i ka pothuajse gati.

Kandidaturat besoj që bini të gjithë dakord që procesi ynë ishte shumëplanësh. Jam krenar që kemi përmbyllur fushatën ‘Deputeti që duam’ ku i kemi dhënë hapësirë profesionistëve të konkurrojnë. Kemi arritur në një grup përfaqësuesish shumë të mirë, mësues, fermerë, sipërmarrës shqiptarë që jetojnë jashtë territorit, por që kanë vendosur të bëhen pjesë. Jam i sigurt që në të gjitha qarqet do të kemi përfaqësues. Kemi përmbyllur edhe një fazë tjetër që se ka bërë asnjë forcë politike për vlerësimin e deputetëve dhe ministrave aktualë. Lista do jetë gati shumë shpejt, do jetë listë uniforme nga kreu deri tek i fundit në listë. Do jenë qytetarët ata që do ta bëjnë renditjen, lista do të ndryshojë, i kemi pothuajse gati”,- sqaroi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb