Ish-kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, ish-deputeti Dashamir Shehi i ftuar në Log, duke iu referuar cështjes së hetimit të tunelit të Llogarasë nga SPAK, tha se vendimet për investimet e mëdha nuk merren nga ministra e drejtorë por nga vetë Rama.

Shehi tha se dhe vendimet për investimet publike i merr vetë Rama, pa iu nënshtruar asnjë diskutimi publik.

Ish-deputeti i LZHK, tha se asnjë proces në Shqipëri këtu nuk është transparent.

“Këtu thonë se kanë humbur 50 mln euro, unë them 200 mln. Pse i duhet ai tunel Shqipërisë 200 mln euro. Këtu s’ka rrugë për Shkodër. Pse nuk i nënshtrohet një debati publik programi për investimet publike. Sa para do shpenzojmë, sa zona do të përfitojnë etj”, tha Shehi.

Dashamir Shehi: Çështja këtu është çështja Rama. Nuk merren këto vendime nga një ministër aq më pak nga një drejtor. Pse nga ana ligjore nuk është cudi të përfundojë tek drejtori kjo punë, ministritë japin urdhër, presionin, marrëveshjet i bën kryeministri. Sigurisht këto janë njerëz që përdoren, janë përfitues të kësaj tave të madhe.

Dhe nga qeveri të tjera ka ndodhur. Asnjë proces këtu nuk është transparent. Këtu thonë se kanë humbur 50 mln euro, unë them 200 mln. Pse i duhet ai tunel Shqipërisë 200 mln euro. Këtu s’ka rrugë për Shkodër. Pse nuk i nënshtrohet një debati publik programi për investimet publike. Sa para do shpenzojmë, sa zona do të përfitojnë etj.

Këtu s’ndodh, këtë e firmos zoti Rama, shkon në Paris, Arabi, heqin portin pa e ditur se ku do të ndërtohet porti tjetër.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb