Hezbollahu u bëri thirrje sonte libanezëve që të shtyjnë kthimin e tyre në zonat e synuara nga Izraeli derisa armëpushimi të hyjë në fuqi në mesnatë.
“Përballë një armiku të pabesë që është mësuar të shkelë angazhimet dhe marrëveshjet, ju bëjmë thirrje të jeni të duruar dhe të mos shkoni në zonat e synuara të jugut, në Bekaa dhe në periferitë jugore të Bejrutit, derisa situata të sqarohet plotësisht”, tha lëvizja islamiste pro-iraniane në një deklaratë.
Komiteti Islamik i Shëndetësisë, i cili është i lidhur me Hezbollahun, gjithashtu i këshilloi qytetarët të presin “për t’u siguruar që armëpushimi është shpallur zyrtarisht dhe është vënë në fuqi”, duke i nxitur ata të “presin deri në mëngjes” para se të dalin në rrugë.
