Sindikatat e minatorëve kanë mbajtur sot proteste, në mbështetje të protestës mbarëshqiptare që po vijon prej 24 ditësh në kryeqytet.
Një prej minatorëve pjesëmarrës në protestën e sotme ka deklaruar se duhet llogaridhënie për çdo vjedhje që u është bërë parave dhe pronave të shqiptarëve, duke u ndalur posaçërisht tek ish zëvednëës kryeministrja Belinda Balluku.
“Puna është e pavlerësuar. Zonja Balluku, ke vjedhur sa nuk ka më. Ku janë paratë e popullit? Jemi katër vëllezër, kemi 100 vite punë bashkë në nëntokë, sot nuk marrim bashkë as 1 mijë euro. Duhet të jepet llogari për vjedhjet e bëra”, tha minatori.
Ai u shpreh se minatorët kanë kontribuar për vite me radhë në kushte të vështira pune, ndërsa sot përballen me pensione të ulëta dhe mungesë vlerësimi nga institucionet”, tha ai.
