Jola Hysaj, sekretarja për marrëdhëniet me publikun në koalicionin “Bashkë Fitojmë” ka denoncuar në Panorama TV, se një drejtor i administratës në Durrës, Flamur Gjuzi intimidon qytetarët. Sipas saj, këtij personi nuk u lejohet prezenca brenda ambienteve të qendrës së votimit, por ai nuk ka respektuar kodin zgjedhor.

Hysaj u shpreh gjithashtu se Belinda Balluku e ka bërë punën e saj, duke futur të gjithë artilerinë e saj në procesin zgjedhor.

“Sapo jam kthyer nga Romanati. Kam qenë në të gjitha Qendrat e Votimit të Durrësit. Për shkak të pozicionit që kam doja të informohesha. Jo më larg se 30 minuta pata një debat me zotin Flamur Gjuzi që qëndron i ulur në mes të komisionit pavarësisht se është drejtor në administratën shtetërore. Ky zotëri tenton të më intimidojë mua, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët. Të njëjtët situatë kam pasur edhe në mëngjes. Unë isha në shkollën e Romanatit, si vëzhguese nuk doja të futesha brenda për të respektuar kodin zgjedhor. Por gjej një surprizë, gjej zotin Gjuzi. E kam denoncuar dhe i kam thënë që ne të dy dalim jashtë dhe ti lëmë qytetarët të vyejnë. Kjo gjë nuk ka ndodhur, përveçse ka ngritur zërin.

Kjo ndodh në pjesën më të madhe të vend votimeve në Durrës, ku artileria e Ballukut që kishte ndërmarrë, bashkë kemi qenë në një interviste kur ju më keni pyetur si e shihja task forcën e zonjës Balluku për të mos lënë administratën për të qenë pjesë e zgjedhjeve, por siç e shihni zonja Balluku e ka bërë punën më së miri duke futur çdo drejtor, duke shkelur edhe rregullat, ku thuhet se distanca duhet të jetë 150 metër larg. Ne e kuptojmë frikën e madhe që Rama ka në Durrës, por pas shumë vitesh qytetarët po votojnë pavarësisht presionit”, tha ndër të tjera Hysaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb