Ministrja Belinda Balluku është pyetur sot gjatë konferencës së gazetarëve lidhur me supergrabitjen nga Rozeta Dobi në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi.

Ajo tha se është shumë e zënë dhe ka pak kohë për fëmijët e saj, dhe se nuk merret me këto lajme. Balluku thotë se nuk e njeh personin në fjalë, ndërsa shtoi se i bën thirrje drejtësisë të veprojë.

“Jam shumë e zënë dhe me del pak kohë të shikoj fëmijët e mi e jo më lajme e të di kush është ish-shefja, jo ish-paraardhësi im… Dua t’ju kujtoj një fakt që PS dhe Rama janë iniciatorë dhe udhëheqësit të reformës në drejtësi. I bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e vet pa dëgjuar askënd”, tha ajo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb