EMISIONI VETTING NË NEWS24

Ku jeton Ergys Verdho dhe çfarë është fshehur në deklaratën e pasurisë? Edhe pse zyrtarët e lartë asnjëherë nuk e kanë deklaruar pasurinë reale, në deklarimet e ILDKP-së sërish ky dokument është një bazë e rëndësishme për të investiguar rreth pasurive të fshehura të çdo zyrtari.

Në deklaratën fillestare të drejtorit aktual të KESH-it dhe një prej njerëzve më të afërt të Belinda Ballukut, që daton në vitin 2018, Ergys Verdho përshkruan një apartament të cilin ia ka dhuruar i vëllai në vitin 2012 dhe e ka shitur në vitin 2015.

Deklarata E Pasurise
Deklarata E Pasurise

Gjithashtu ka deklaruar një apartament në Vlorë në vlerën 54 mijë euro.

Apartamenti
Apartamenti

Më tej në ILDKPI, Verdho ka përfshirë edhe një dyqan, gjithashtu të dhuruar nga i vëllai në vitin 2012.

Dyqani I Dhuruar
Dyqani I Dhuruar

Por sipas deklaratës së pasurisë, në Tiranë, Verdho jeton me qira dhe nuk ka banesë në emër të tij. Por gazetarët investigativë të emisionit Vetting kanë zbuluar një banesë që figuron në emër të Ergys Verdhos e cila nuk është deklaruar të paktën në këto vite 2018-2019-2020.

Në faturën ekskluzive që Vetting disponon, Verdho ka në emër të tij kontratën e lidhur nga OSHEE-në. Rrjedhimisht ngrihen dyshime të forta se ish-drejtori i ARRSH, Ergys Verdho këtë shtëpi nuk e ka deklaruar dhe më enigmë mbetet burimi i të ardhurave me të cilat mund të jetë blerë kjo banesë.

Kontrata E Oshee
Kontrata E Oshee

Një tjetër detaj i rëndësishëm bie në sy në këtë faturë energjetike pasi Verdho paguan një faturë ku nuk përputhet fuqia e instaluar me automatin (matësin), pasi ai praktikisht po paguan si abonent familjar, por që duhet të paguajë më shumë.

Verdho Oshee
Verdho Oshee

Kjo sipas ekspertëve përbën anomali.

Azmer Duleviç, ekspert energjie: Me sa shoh kjo është një faturë familjare, kapaciteti 25 amper. Por në faturën tjetër që po shoh, shoh që fuqia e instaluar është 9 kW (kilovat). Pra, 9 kW me 25 amper nuk përkon nga ana teknike kushdo qoftë ky qytetar.

Vetting: Ky konsumator paguan më shumë se një konsumator apo më pak?

Azmer Duleviç, ekspert energjie: Ky paguan njëlloj sa një familjar, me ccmimin që paguan një familjar, por me këtë fuqi pra 9 kW nuk duhet të kishte rrjet 1-fazor, por duhet të ketë 3-fazor. Mua nuk më përputhet fuqia e instaluar me automatin. Fuqia e instaluar thotë 9 kW, automati 20-25 amper. Me këtë matës paguhet më lirë.

Përballë kësaj panorame qëndron Shqipëria tjetër. Borxhet për faturat e energjisë elektrike kanë shkaktuar tragjedi në Lezhë ku babai i 4 fëmijëve vrau veten se nuk kishte para të paguante dritat. Apo rasti i 66-vjeçares nga Fieri që u gjet e ngrirë nga i ftohti se i kishin prerë dritat.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb