Pothuajse të gjithë lojtarët e Kombëtares shqiptare luajnë në skuadra dhe kampionate të njohura në Europë, çka sjell edhe një shpërndarje më të madhe reklamimi të tyre në rrjete sociale.

Shumë pak përdorin rrjetin “Facebook”, dhe këtu më shumë ekziston fenomeni i faqeve “false”, të cilat i hapin fansat dhe përfitojnë nga emri duke marrë klikime e duke arritur në disa raste edhe në keqmenaxhim të tyre, çka ka detyruar edhe vetë lojtarët që të reagojnë për këtë fenomen. Ndërkohë, tjetër funksionim dhe përdorim i “Instagram”-it nga ana e tyre, që së fundmi është një trend për të gjithë skuadrat dhe futbollistët në botë.

Nëse u referohemi faqeve zyrtare në këtë rrjet social, kuqezinjtë kanë një shikueshmëri të lartë dhe nëse do të nxirrnim një renditje se cili është më i ndjekuri, tabela do të ishte si më poshtë: Armando Broja, futbollisti i Çelsit kryeson listën, teksa ndiqet nga 250 mijë fansa në “Instagram”.

Normalisht edhe kampionati e shteti ku ai luan ka një shikueshmëri shumë herë më të lartë. Pas tij vjen Rei Manaj, që ka gjetur akordin me Uotfordin dhe ka vetëm 2 mijë ndjekës më pak se Broja. Barcelona dhe Interi, patjetër që kanë ndikuar në reklamimin e profilit të sulmuesit. I treti është Elseid Hysaj, që është prej shumë vitesh në ekipin kombëtar, plus ekipe si Napoli dhe tashmë Lacio. Ai ka 212 mijë ndjekës.

Më tej vijon Armando Sadiku, që popullaritetin në internet e mori gjatë “Euro 2016”, ku shënoi edhe golin e vetëm të Shqipërisë dhe tashmë ndiqet nga 201 mijë fansa. Poshtë tij dhe në vendin e pestë është portieri Tomas Strakosha, që pasohet nga Marash Kumbulla, që sidomos në vitin e fundit dhe pas fitimit të finales së Ligës së Konferencës me Romën, “Instagram”-i i tij numëron 120 mijë.

1
1

Ndërkaq, më poshtë renditja vazhdon me Cikalleshin, Lenjanin, Gjimshitin dhe Asllanin, që pas firmës me Interin ka arritur në 84 mijë ndjekës, shumë herë më pak nga një javë më përpara.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: